Shkëndija, Struga TL, Bregallanica dhe A.Pandev në gjysmëfinale të kupës

Shkëndija me barazim 2-2 kundër Rabotnickit në Shkup është kualifikuar për në gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë në Tetovë kishte përfunduar 1-1 dhe falë golit të dytë në ndeshjen si mysafire kuqezinjtë janë plasuar në mesin e katër ekipeve më të mirë në kupë. Nafiu në pjesën e parë (1-0) dhe Besart Ibraimi me golin e bukur në pjesën e dytë (1-2) shënuan për skuadrën nga Tetova. Jeftovski (nga penalltia) dhe Krstovski shënuan për vendësit.
Vlen të thekshet se edhe portieri Rexhepi ka pasur disa intervenime fantastike.
Bregallnica pa probleme mposhti Labunishtën në Strugë me 4-1.
Struga TL bëri historinë në mes të Tetovës, duke e mpsohtur Renovën me 2-1. Kadriu shënoi për gjipspunuesit, kurse Delijaj dhe Cvetanovski realizuan për struganët.
Ndeshje dramatike ishte edhe në Strumicë, ku А. Pandev dhe Shkupi luajtën 1:1, dhe falë fitores në Çair prej 1-0, mbrojtësi i trofeut plasohet në gjysmëfinale. Doriev shënoi për vendësit në minutën e 61-t, barazoi Dembo në minutën e 75-t./reshat ibrahimi/