Faleminderit koronavirusit: Çmimet e naftës me ulje rekorde në bursat botërore

Çmimet e naftës në bursat botërore u ulën për më shumë se 13 për qind. Në Bursën e Londrës çmimi i një bareli naftë javën e kaluar ra për 13.7 për qind, në 50.52 dollarë. Në tregun amerikan çmimi i barelit u ul edhe më tepër për 16.1 për qind, në 44.76 dollarë, që paarqet rënien më të madhe nga dhjetori i vitit 2008, transmeton Gazeta Lajm.
Çmimi i naftës tani është në nivelin më të ulët në vitin e fundit, kurse shkaku është përhapja e koronavirusit, që shkaktoi panik në mbarë botën, por ja që solli edhe një lajm të mirë. Koronavirusi deri tani është përhapur në mbi 60 vende.