Shkëndija-Shkupi, dy tetovarë përfundojnë në polici

Më datë 08.05.2022 në ora 18:50 në Stadiumin e qytetit në Tetovë, Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arestuar personin A.I. (25) nga Prshevca e Tetovës, kurse intervistën zyrtare do të kryhet edhe me personin D.A. nga Shemshova e Tetovës për shkak të sjelljes së keqe në lojë sportive, apo hyrjes ilegale në hapësirën e garës sportive gjatë kohës së lojës së futbollit. Sipas raportit, gjatë ndeshjes janë regjistruar shkelje të rregullave për tifozeri duke ndezur fishekzjarre dhe duke hedhur objekte, gjatë së cilës ishte lënduar një lojtar i cili ishte trajtuar në një isntituvion private mjekësor në Tetovë. Pas dokumentimitë plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse, njoftojnë nga SPB Tetovë.