Forcat ruse sulmojnë me raketa Odesën nga Krimeja

Forcat ruse kanë gjuajtur katër raketa Onyx në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës, sipas zëdhënësit të administratës ushtarake të këtë rajon, Serhiy Bratchuk.

“Raketat erdhën nga territori i Krimesë, e cila është e pushtuar përkohësisht,” tha ai.

Forcat ruse aneksuan ilegalisht Gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

Bratchuk nuk dha detaje se cilat pjesë ishin goditur nga raketat.

Bregdeti i Detit të Zi në pjesën e Ukrainës ka pasur një rritje të konsiderueshme të sulmeve me raketa nga forcat ruse ditët e fundit, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.