Rritet çmimi i gjizës dhe djathit për 3.7%

Shpenzimet për jetesë në prill të këtij viti janë rritur për 2,2 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 2,0 për qind. Në nivel vjetor, ndërkaq, shpenzimet për jetesë shënojnë rritje për 10,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 11,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te vaji dhe yndyra për 20.2 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 12.9 për qind, frutat e freskëta dhe të ftohta për 4.4 për qind, djathi dhe gjiza për 3.7 për qind, mishi për 3.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 2.3 për qind, birrë për 1.9 për qind, peshk dhe ushqim deti për 1.7 për qind, kafe, çaj, kakao për 1.6 për qind, produkte ushqimore të papërmendura diku tjetër për 1.3 për qind, bukë dhe drithëra për 0.8 për qind, pijet alkoolike për 0.7 për qind dhe vera për 0.2 për qind.

Rritje të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe te transporti ajror i pasagjerëve për 46.6 për qind, aranzhimet turistike për 8.9 për qind, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 4.3 për qind, gazi për amvisëri për 4.1 për qind, karburantet e lëngëta për amvisëritë për 2.6 për qind, pastrimi, riparimi dhe marrja me qira e veshjeve për 1.9 për qind, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje për 1.8 për qind, qelqe, enë kuzhine dhe pajisje të tjera, vegla dhe pajisje të mëdha për 1.7 për qind, mobilie dhe sende shtëpiake për 1.5 për qind, këpucë për 1.3 për qind, lëndë djegëse të ngurta për amvisëri, kafshë shtëpiake dhe produkte të ngjashme për 1.1 për qind, materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e shtëpisë, pajisje dhe produkte të tjera të higjienës personale për 0.9 për qind vegla të vogla dhe aksesorë të tjerë, shërbime rekreative dhe sportive, sallone parukerie dhe sallone bukurie për 0.8 për qind.

Rritje të shpenzimeve për jetesë ka edhe te tekstili për amvisëri, pajisjet e mëdha elektrike shtëpiake, transporti rrugor pasagjerësh, lojëra, lodrat dhe hobi për 0.6 për qind, ndihmat dhe pajisjet terapeutike për 0.5 për qind, veshjet, shërbimet në shtëpi dhe shërbimet shtëpiake për 0.4 për qind, riparimet dhe marrja me qira e këpucëve, riparimet e mobilieve, mobiliet dhe mbulesat e dyshemesë, shërbimet dentare, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve të veturave të tyre, restorantet , kafene etj., bizhuteri, ora dhe orë dore për 0.3 për qind, shërbime për mirëmbajtjen dhe riparimin e shtëpisë, farmaceutike, biçikleta, shërbime të tjera për pajisjet e transportit vetjak, pajisje për pritjen, regjistrimin dhe riprodhimin e tingullit dhe pikturave, pajisje zyre dhe materiale vizatimi dhe sende të tjera personale për 0.2 për qind.

Ulje në indekset të kostos së jetesës në prill 2022, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në mediat regjistrues për 2.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet vetanake për 0.9 për qind, kopshtet, bimët, lulet dhe elektroshtëpiaket për higjienën personale për 0.3. për qind.