Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

Shkëndija e Tetovës mori zyrtarisht kupën e kampionit të Maqedonisë së Veriut, trofe të cilin e fiton për herë të katërt në histori. Në përfundim të ndeshjes së javës së fundit përballë Shkupit, rezultati 1-1 i së cilës kishte vetëm vlerë statistikore, pasi titulli ishte siguruar matematikisht disa javë më parë, kuqezinjve iu dhuruan medaljet e këtij suksesi dhe sigurisht edhe trofeu, që u ngrit lart fillimisht nga kapiteni Bejtullai.

Të pranishëm në “Ecolog Arena”, përveç Muhamed Sejdinit, president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ishin edhe dy homologët e tij të Federatave të Fubollit të Shqipërisë dhe Kosovës, Armand Duka dhe Agim Ademi.

Shkëndija e Tetovës po mbizotëron prej shumë vitesh në futbollit e Maqedonisë në epokën Lazim Destanit, presidentit të “Ecologut”, mbështetja e të cilit ka qenë çelësi i këtij suksesi.