Nesër mot me temperatura deri 29 gradë

Moti deri në fund të ditës do të jetë me vranësira të vogla deri mesatare, në disa vende me erë mesatare, ndërsa në jugperëndim me erë të përforcuar perëndimore.

Sipas DPHM, nesër pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Kah fundi i ditës në pjesët verilindore do të ketë shi lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare deri e përforcuar perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 27 gradë.

Vranësira përkohësisht të rritura me reshje lokale të shiut do të ketë të marten paradite, si dhe gjatë natës drejtë së mërkurës dhe të enjtes gjatë ditës. Për shkak të erës së përforcuar veriperëndimore të enjten temperature do të bie për disa gradë.