Shkenda Dubova jep detaje rreth këngës së re

Shkenda Dubova është njëra ndër femrat e njohura të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë tash e pak kohë, kurse ditën e djeshme ajo ka dhënë detaje të reja sa i përket klipit të ri muzikor.

Shkenda ndau një fotografi të shkëputur nga videoklipi i ri ku shihej e kuruar deri në çdo detaj.

Këngëtarja paralajmëroi se me 10 prill do të publikojë projektin e ri muzikor por që nuk zbuloi titullin e këngës./Lajmi.net/