Policia bastis shtëpinë e Sedat Pekerit, arrestohen 63 persona nga grupi i tij (Foto)

Në kuadër të aksionit të policisë turke kundër organizatës kriminele të Sedat Pekerit, janë arrestuar 63 persona të dyshuar, njoftojnë mediumet turke, transmeton PlusInfo.
Peker këtyre ditëve është top lajm në Maqedoninë e Veriut, pas publikimit të aferës “Mafia”, në të cilën ai është një nga 215 personat që ka marë shtetësi maqedonase me identitet të rrejshëm.
Sektori për luftë ,kundër krimit të organizuar në policinë e Stambollit i akuzon të arrestuarit se janë pjesë e bandës së Sedat Pekerit, e cila akuzohet për kidnapime, dhunë dhe vepra tjera penale. transmeton gazeta Lajm.

Në këtë operacion janë bastisur 121 adresa në Stamboll, Ankara, Koçaeli, Trabzon dhe Hataj.
Policia ka bastisur edhe vilën e Sedat Pekerit në Bejkoz, kurse është bastisur edhe vetura xhip e Pekerit.
“Si rezultat i studimeve gjithëpërfshirëse të inicuara nga Sektori për krim të organizuar të Sektorit policor në Stamboll me qëllim të zbulimit të organizatës kriminale të udhëhequr nga Sedat Peker dhe duke zbuluar verpimet e saj, është konfirmuar që organizata ka qenë e kyçur në shumë vepra penale. Në këtë aksion kundër 63 personave të dyshuar në pesë province më datë 09.04.2021, shumë të dyshuar janë kapur dhe arrestuar si elemente kriminele“, thuhet në kumtesën e Sektorit policor në Stamboll.

Foto: Police officers outside Sedat Peker’s villa in Istanbul, Turkey, April 9, 2021. (DHA PHOTO)