Shkenca e vërteton të kundërtën nga ajo çfarë u besua deri më tani për ‘Coca Cola’ dietale

Pirja e pijeve të gazuara dietike mund t’i bëjë njerëzit më të predispozuar të fitojnë peshë sesa t’u përmbahen versioneve origjinale të këtyre pijeve, sipas shkencëtarëve.

Një studim i më shumë se 5,000 njerëzve në SHBA sugjeroi që njerëzit që zgjedhnin Pepsi ose Coca Cola dietike, për shembull, mund të jenë mashtruar, transmeton lajmi.net.

Pijet në të vërtetë kishin po aq sheqer sa çdo pije e gazuar tjetër.

Dhe kimikatet që përmbajnë ëmbëlsuesit artificialë mund të ndryshojnë bakteret në zorrë dhe t’i bëjnë njerëzit më të predispozuar të fitojnë peshë ose të zhvillojnë diabet, thonë ekspertët.

Hulumtim shton një grumbull në rritje të studimeve të cilat ka gjetur efekte të dëmshme shëndetësore të pijeve dietike.