Shkëlqimi dhe rënia e shokut Sali!

Shkruan: Medai Shaholli

Pas shpalljes së Sali Berishës ‘nongrata’ nga ana e administratës së SHBA, kanë filluar të flasin për bëmat dhe gjëmat e tij edhe gazetarët nga Kosova që deri dje e konsideronin ‘baci Sali’ por që tani u inkurajuan nga nongrata dhe po i thonë të vërtetën në sy. Ndërsa në Shqipëri, veç PS dhe ndonjë gazetar tek-tuk si Nano e Hoxha apo i ndjeri Stefani, e kanë kursyer nga denoncimi për gjëmat që ‘plaku Mere’ i ka sjell Shqipërisë në këto tri dekada të marshimit të tij në politikën shqiptare. Ngritja e Saliut filloi që nga ardhja e ambasadorit Rajerson më 91 nga Beogradi në Tiranë, me mbështetjen pa rezervë që i dha Berishës në marrjen e pushtetit të ri që po ngrihej. Por, shumë shpejtë pushteti autokratik i Saliut do të shfaqte prirjet e tij diktatoriale në ‘demokracinë’ e brishtë të sapo vendosur në vend. Shqiptarët kishin bërë zgjedhjen e gabuar në vendin për gabuar. Dhe si fillim i pakënaqësisë popullore të regjimit të Sali kapedanit do të ishte refuzimi në referendumin popullor për kompetencat e zgjeruara Presidentit Sali. Kjo rënie vazhdoi të binte me qendrimet dhe veprimet skandaloze që shkaktonte regjimi i shokut Sali para shqiptarëve me burgosjen e aktivistët e rizistencës shqiptare që vinin për t’u stërvitur në Shqipëri apo për rastin e zhdukjes së veprimtarit Remzi Hoxha, një aktivist i rezistencës shqiptare kundër regjimit serb nga Shqipëria. Thyerja e embargos së naftës ndaj Jugosllavisë së Millosheviqit për levërdi të makinerisë ushtarake serbe ishte një tjetër njollë e zezë para kosovarëve të cilët e kishin mbështetur me gjithë zemër. Lejimi i firmave piramidale dhe shëmbja e tyre solli për pasojë dhe luftën civile do të çonte drejt rrëzimit nga froni të Sulltan Saliut. Grushteti i 98, ishte etja për pushtet dhe misioni i papërfuanduar antishqiptar që Saliu me klanin e tij shkaktuan atë ditë shtatori në Tiranë, duke i pushtuar për disa orë me dhunë përmes bandave të armatosura institucionet shtetërore dhe kryeministrinë, por që nuk i ‘ndezi’ pasi një telefonatë përtej atlantikut bëri të kthehej me bishtin ndër shalë në strofkullën e tij. Që të mos mjaftonte me kaq saga prapësive për shqiptarët më 2005 lideri socialit dhe arumuni Fatos Nano, humbet zgjedhjet parlamentare sipas një marrëveshje mes tyre qëllimisht për ta sjell në pushtet mbretin lakuriq Sali në krye të vendit. Me të marr pushtetin Sulltan Saliu i parë vazhdon misionin aty ku ishte ndërprerë më 97, me politikën e tij të mbrapsht (jo se socialistët shqiptarë gjatë dy mandateve kishin bër ndonjë gjë për së mbari) por ky ndryshe nga ata do të shtrëngojë radhët në focimin e të gjitha pushteteve për vete dhe klanin e tij. Korrupsioni qeveritar që kish marr hov gjithandej në majat e pushteti del sheshit menjëherë ashtu siç ndodhi me diskreditimin e tyre në Gërdec, ku atje u vranë dhjetra fatkeqë duke punuar në atë punishte zjarri, pa siguri e pa mbrojtje në ç’montimin e armëve të zjarrit nga depot e shtetit që bëhej për tregti mes qeveritarëve për llogari të tyre. Zgjedhjet e radhës më 2009 e shpëtojnë për një fije peri Salltan Saliun pasi i kish manipuluar ato dhe hapur dukesh që ato i kish humbur dhe nuk pranonte t’i hapte se aty gjendej vullneti i devijuar i votuesve shqiptarë. Në mandatin e dytë Sulltan Saliu do të vampiroset ku ai do të shfaq fytyrën e vërtetë të një vrasësi më 21 janar të 2011, duke vrarë 4 protestues paqësorë nga frika e humbjes së pushtetit. Ky ishte dhe fundi dhe rënia plakut Mere nga pushteti ku më 2013, Pinoçeti shqiptar humbet zgjedhjet nga 1milion shuplaka të shqiptarëve dhe e dërgojnë në shtëpi. Të mos mjaftonte me kaq ‘plaku Mere’ kërkon të rikthehet për t’u bërë protagonist në politikën shqiptare, por nongrata amerikane i ka dhënë ndëshkimin e merituar se dielli i tij ka perënduar.