Mungon Luka Doncic, Dallas nuk ia dalin ndaj Utah Jazz

Dallas Mavericks kanë pësuar humbjen e radhës.
Ata u mposhtën 100 – 108 nga Utah Jazz, shkruan lajmi.net.

Edhe në këtë takim si në çdo tjetër u vërejte mungesa e yllit të Dallas, Luka Doncic.

Sllovaku pësoi një lëndim ndaj Phoenix Suns, në kyçin e këmbës, duke ë lënë kështu jashtë për këtë ndeshje.

Përballja ishte interesante me Utah që bënë diferencën në dy çerekët e parë, teksa në të tretin më të mirë ishin Dallas.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi që ata ta marrin fitore, kurse çereku i katërt ishte i baraspeshuar.

Më i dalluari në këtë takaim për Dallas ishte Spencer Dinwiddie me 35 pikë të shënuara, katër kërcime të realizuara dhe tetë asistime.

Për Utah Jazz i mirë ishte Lauri Markkanen me 29 pikë dhe pesë kërcime.

Në 51 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej këtë sezon Dallas kanë 26 fitore dhe 25 humbje.

Në anën tjetër për Jazz kjo ishte fitorja e 26, duke numëruar edhe 26 humbje.