Shkelën orën policore, 9 shkupjanë gjobiten me nga 2 mijë euro

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te gjykata kompetente shtroi propozime për lëshim të urdhrave ndëshkimi kundër gjithsej nëntë personave për vepër penale “mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Siç kumtuan sot nga Prokuroria Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të akuzuarit, në ngjarje të ndryshme të së drejtës penale, në periudhën nga 10-14 mars nuk e kanë respektuar orën policore, dhe gjatë ndalesës së caktuar me rregullat për parandalim të përhapjes së sëmundjes infektive kanë lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet.

Prokurorët publikë kompetentë, qëndron në kumtesë, për të gjithë të akuzuarit propozuan dënime në para me nga 100 gjoba ditore me një lartësi individuale të gjobës ditore nga 20 euro në kundërvlerë të denarit./TV21