Shkarkimi i Mizrahit, Mickoski: Spasovskit të përmbahet nga manovrimet politike të LSDM-së

Lidhur me propozimin e Spasovski për të shkarkuar Ministrin teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi, si kuadër i propozuar nga VMRO DPMNE, kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski e konsideroni si manovër politike dhe paralajmëron se ata mund ta çojnë vendin në një skenar të vështirë politik.

Duke kuptuar që po humbasin, unë e kuptoj nervozizmin e tyre, ata e dinë që përgjegjësia pason pas 12 Prillit. Nuk ka nevojë për një nervozizëm të tillë sepse janë qytetarët ata që në fund të ditës të gjithë këtë gjimnastikë politikë që po përpiqen të krijojnë dhe ndikojnë negativisht. Unë i bëj thirrje Spasovskit që të përmbahet nga çdo manovrim politik nga politikat e LSDM-së, të shohë interesin e shtetit dhe me vetëdije të mos e shtyjë shtetin në një skenar të vështirë politik.”-pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së./Alsat