Një shitës makinash belg është bërë princ në moshën 26-vjeçare, pasi është njohur si djali i vëllait të mbretit, Princit Laurent.
Eëma e Clement Vandenkerckhove-s një këngëtare belge që kishte pasur një lidhje me Princin Laurent në vitet ’90, ia tregoi se kush ishte babai i tij vetëm kur ai mbushi 16 vjeç, një dekadë më parë, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.
Këtë javë u bë e ditur se ai është njohur ligjërisht si djali dhe trashëgimtari i vëllait më të vogël të Mbretit Philippe (tani 63 vjeç).
Kjo ndodhi gjatë një ceremonie modeste në bashki rreth gjashtë muaj më parë, pasi një test i ADN-së vërtetoi lidhjen e tij me familjen mbretërore.
Siç raportoi “The Telegraph” të mërkurën, Princi Laurent e ka regjistruar atësinë e tij ndaj Vandenkerckhove-s në regjistrin civil të Belgjikës.



