Shilegov: Në “Drislla” digjen mbeturina të sigurta

Qyteti i Shkupit siguron – se Drislla është nën kontroll, dhe në deponi nuk digjen mbeturina të pasigurta mjekësore. Pas një paralajmërimi në publik, nga videot e publikuara ku shihen qartë si transportohen mbeturina mjekësore të pasigurta, Qyteti i Shkupit sot i ftoi gazetarët të shohin se si Drisla tani po funksionon pasi i ka marrë Qyteti kompetencat. Kompania Eko klub, që i ka bartur mbeturinat mjekësore në Drislla, vitin e kaluar atje ka djegur mbi 4.5 tonë mbeturina mjekësore. Mbeturina kanë dërguar edhe dje. Megjithatë, nuk dihet nëse ka qenë i sterilizuar dhe në mënyrë të sigurt i dorëzuar për asgjësim.

Vetëm gjatë janarit të këtij viti, mbeturina e plotë që është sjellë për deponim dhe përpunim në Drisllë është 1900 kilogram, prej të cilave tre kamionë vetëm dje- tha Petre Shilegov- kryetar i Shkupit.

Ministri i mjedisit së shpejti do të vendos çfarë do të ndërmarrë për rastin në fjalë. Ministri Nuredini e ka raportin nga inspektimi i djeshëm, por pritet së shpejti ta shqyrtoj. Ai është njoftuar nga mediat, edhe pse kryetari Shilegov skandalin me mbeturinat mjekësore e ka denoncuar që në dhjetor.

Për të qenë i sinqertë me Ju për këtë u njoftova dje, do t’i shikojmë në detaje të gjitha gjetjet dhe raportet e bëra nga inspektorët së bashku me inspektorët komunal. I inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse, këshillin e qytetit, prokurorinë publike dhe të gjithë palët e interesuara të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet që na duhen për mjedisin jetësor- deklaroi Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit.

Inspektorati Shtetëror, vetëm dy ditë pas inspektimeve të inspektorëve të qytetit, nuk ka gjetur asgjë të diskutueshme në Eko Klub. Por ata nuk kontrollojnë shpesh, natën inspektohen vetëm nëse ka denoncime.Hisni Thaçi, Inspektor shtetëror.

Çdo muaj bëhen kontrolle në Drislla. A në kompani? P: Jo çdo muaj sepse janë në elaborat. Nuk bëhet çdo muaj. Ju thatë dhjetorin dhe janarin, ndërsa më herët? P: Më herët është bërë mbikëqyrje gjatë gjithë vitit kur kemi mbikëqyrje të rregullta- tha Fisni Thaçi, Inspektori i Shtetit.

Kompania Eko Klub është themeluar në 25 Janar të vitit 2006. Që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar ka pronar të ri – Remondis Madison GMBH, ndërsa deri atëherë ka qenë e biznesmeni Sasho Janakieski, i cili tashmë nuk është as menaxher sepse është emëruar një i ri. Në vitin 2018 Eko Klub ka pasur të ardhura prej 100 milion denarësh dhe fitim neto prej afro gjysmë milioni euro.