Shi i rrëmbyeshëm në 24 orët e ardhshme, DPHM apel për kujdes

Sinoptikanët bëjnë të ditur se në 24 orët e ardhshme na presin reshje të dendura fillimisht në perëndim, e më pas në të gjithë territorin e vendit. Në vende të caktuara reshjet pritet të jenë mbi 40 milimetra, njofton DPHM.

Nga kjo drejtori paralajmërojnë se nëse reshjet janë me intensitet të madh, mund të priten dalje nga shtrati të ujërave lumore si dhe në disa zona ku zakonisht grumbullohet ujë nga reshjet. Në vende të caktuara janë të mundshme edhe rrëshqitje dheu. Janë të mundura edhe rrjedhje të ujërave të zeza në zonat urbane, përcjell KlanM

“Përkatësisht, rezultatet që marrim nga modelet e reshjeve do të jenë të disponueshme në të gjithë territorin e vendit. Në përgjithësi nevojitet vigjilencë më e madhe në perëndim, jugperëndim, veri, verilindje dhe lindje të Maqedonisë, si dhe në pjesë të caktuara qendrore të vendit përkatësisht të paraqitura në Figurën 1” theksojnë nga DPHM, raporton Agjencia Mediatike Informative.

Modelet e tjera, thonë nga DPHM, tregojnë reshje të mëdha në perëndim dhe lindje të vendit dhe reshje me intensitet më të madh në pjesë të caktuara në lindje të Maqedonisë, përkatësisht të paraqitura në Figurën 2.

Sinoptikanët theksojnë se në përgjithësi rrjedhat ujore në të gjithë vendin kanë prurje të ulëta dhe nën mesatare për këtë pjesë të vitit, por sigurisht që duhet pasur kujdes me rrjedhat më të vogla në pjesët e paraqitura të vendit.

“Rekomandojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe tokave të thata për shkak të shfaqjes së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshqitjeve të dheut”, rekomandon DPHM./KlanMacedonia