Shërohen edhe 20 persona nga Shkupi, 12 nga Dibra

Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë në moshë 60 vjeçare, prej të cilëve dy nga Llabunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë edhe dy persona, një nga Velesi (67) dhe një nga Kumanova (59).
Me dy teste negative dhe në gjendje të mirë shëndetësore nga Klinika infective janë lëshuar 10 pacientë të shëruar, kurse janë regjistruar edhe 32 pacientë tjerë të shëruar (12 nga Dibra dhe 20 nga Shkupi), të cilët shërohen në kushte shtëpiake, njofton Ministria e shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste tjera me Covid 19. sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë-25, Shtip-1, Prilep-10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid 19 në Maqedoni ka arritur 908.
Sipas vendbanimit, numri i të infektuarve është ky:
• Shkup – 329
• Kumanovë– 236
• Dibër– 49
• Shtip-28
• Prilep–85
• Tetovë– 38
• Strugë – 43
• Veles– 34
• Manastir–9
• Ohër –4
• Kavadar– 3
• Gostivar –9
• Gjevgjeli– 4
• Strumicë– 2
• Kriva Pallankë-3
• Radovish – 4
• Krueshevë – 3
• Koçan– 22
• Probishtip– 2
• Kërçovë– 1
Në 24 orët e kaluara janë bë 710 teste. Përmes ISHP– 530, përmes fakultetit të veterinarisë -18, Avicena– 20, Biotek– 24 dhe Filip Vtori (Zhan Mitrev) – 118, kurse në testim përmes metodës pcr u kyç edhe Sistina ku në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste pozitive.

Deri sot në Maqedoni janë bë gjithsej 9.262 testime për Covid-19.