PDSH dhe kryetari i saj të parët e morën me serioizitet rrezikun nga COVID 19

Shkruan: Besnik Mehmeti – Kryetar i degës së PDSH-së, Kumanovë

Komuna e Kumanovës vatër e koronavirusit (Covid-19) dhe me një numër rekord të të infektuarve nga ky armik i padukshëm.

Kur u shfaq fillimisht në Kinë gjegjësisht në Wuhan, njerëzit kishin mendime të ndryshme rreth këtij virusi dhe shprehnin një lloj dyshimi rreth gjithë kësaj e disa të tjerë e lidhnin me rrjetin 5G sepse Wuhani ishte qyteti i parë që ishte tërësisht i mbuluar me këtë rrjet.

Ndoshta në fillim edhe unë kisha një dozë të skepticizmit për këtë por kur filloj të përhapet dhe u shpall pandemi atëherë gjërat filluan të merreshin me një seriozitet më të madh.

E para që e mori me seriozitet këtë sëmundje ishte PDSH-ja dhe kryetari i saj z. Menduh Thaçi, ku dhe vet mund t’i shihni deklaratat e shpeshta për media ku kërkohet një disiplinë që t’i përmbahemi rregullave rekomanduese të OBSH-së, mbajtja e distancës dhe qëndrimi në shtëpi.

Ndërsa sa i përket qytetit të Kumanovës për disa ditë me radhë po prin për nga numri i të infektuarve. Nga 854 të infektuar në RMV 211 janë në Kumanovë ndërsa prej tyre 40 punonjës shëndetësorë.

Këtë shkrim po e mbaroj me një thënie të filozofit të madh Artur Shopenhauer: “Tri të mirat e kësaj bote (lirinë, rininë dhe shëndetin) t’i çmojmë derisa i kemi e jo pasi t’i humbim.”

Rri n’Shpi!

Me respekt kryetari i degës së PDSH-së Kumanovë