Sheqerinska: Së shpejti do të kemi ambasador në NATO

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, pret që procedura për emërimin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, në Misionin e NATO-s në Bruksel, të fillojë javën e ardhshme.

“Të martën kishim seancë në Qeveri, ku nuk mori pjesë as kryeministri, e as ministri i Punëve të Jashtme, për shkak se të gjithë ishim në takimin e liderëve të NATO-s. Pres nga java e ardhshme të fillojë procedura. Procedura për emërimin e përfaqësuesit tonë ushtarak zyrtarisht filloi të hënën dhe pres në afat sa më të shkurtër, të gjithë të japin kontribut dhe të kemi ambasador dhe përfaqësues ushtarak. E kemi rritur seriozisht Misionin me personel, si në pjesën e mbrojtjes, ashtu edhe në atë të diplomacisë. Deri kah fundi i viti do të kemi hapësira tona në ndërtesën e re të NATO-s dhe mendoj se është e rrugës dy personat kryesor të fillojnë me punë sa është e mundur më shpejtë”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.