Kamçev: “Reket” është orkestruar nga Boki 13 dhe Janeva

Orce Kamçev, rastin “Reket” e vlerëson si të orkestruar nga dy “regjisorët” Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kamçev në mënyrë të detajuar sqaron për gjithë historinë e kësaj ngjarje, si shumat e parave që i është kërkuar për të ngopur apetitin e Bokit 13, për takimet e realizuara mes bashkëshortes së tij Ana Kamçeva, Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski dhe për të gjitha pohimet e tij, ai premton prova të cilat do ti dorëzojë në gjykatë.

“Isha i habitur se si Boki 13 e udhëhiqte PSP-në. Ai para nesh është prezantuar si magjistër i drejtësisë, të kryer në Romë të Italisë, ndërsa para gjykatës seancën e kaluar tha se është ende student i drejtësisë. Ai fliste në telefon me gjykatës, prokuror dhe politikan, për të na treguar neve fuqi, për afërsinë me të njëjtit”.

Në takimin e parë të Anës me Boki 13, asaj i ka thënë se do të ndihmoj atë për bashkëshortin e saj që është në paraburgim.

Në takimin e dytë, të realizuar orët e mbrëmjes, kishte marrë pjesë edhe një djalë dhe i’a ka prezantuar asaj se është djali i Katica Janevës, Jordan. Boki i thotë ne do të ndihmojmë, por duhet të na jepni para. Ana i thotë unë nuk kam para, do të flas me Orcen. Boki i thotë shiko e din kush është ky, është djali i Janevës. Më pas e thirrin në telefon Katicën e lëshojnë në autoparlant e cila tregon se si dhe çfarë do të bëjnë. Boki organizon akim tjetër në të cilën merr pjesë edhe Katica Janeva, ndërsa e ftojnë edhe Anën. Ata drejtëpërdrejtë e kërcënojnë se ndaj meje mund të hapin edhe 4 procedura tjera penale. Ajo më tregon mua, unë i dhash udhëzime që bisedoj me përfaqësues të kompanisë, për të gjetur para, për të ngopur apetitin e Bokit 13″./Alsat