Shënohet përvjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Pashtrik (VIDEO)

Në Drenoc të Rahovecit u kujtua sot dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Pashtrikut.

Në këtë 26 prill 2022, bëhen 24 vjet, ku edhe u formua shtabi i tretë publik në nivel te Kosovës, pas atij në Drenicë e Dukagjin.

Në këtë ceremoni morën pjesë ish pjesëtarë të UÇK-së, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve si dhe figura të tjera nga institucionet lokale.

Pjesëmarrës është edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, që bashkë me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi para manifestimit bënë homazhe tek përmendoret e të rënëve në luftën e vitit 1999.

Të pranishmit vlerësuan lartë kontributin e të gjithë atyre që punuan pa reshtur për tu fituar liria e shumë dëshiruar e popullit kosovar.