Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me sekretarin shtetëror Dragan Nikoliq dhe përfaqësues nga Sektori për resurse njerëzore në MM dhe nga Shtatmadhoria, sot në Shtëpinë e Armatës patën takim me pjesëtarë të Armatës të cilët këtë vit e përmbushin kushtin – 45 vite moshë, me çka përfundon shërbimi i tyre në Armatë.
Nga MM kumtuan se Shekerinska duke i falënderuar të gjithë ushtarët profesionistë për përkushtimin e tyre të deritanishëm dhe angazhimin në shërbimin në Armatë, nënvizoi se siç përfundoi me kënaqësi viti 2019 për të gjithë pjesëtarët të cilët kaluan me punë në Drejtorinë për kryerje të sanksioneve, ashtu edhe këtë vit shërbimet në MM dhe Shtatmadhori të kryesuara nga sekretari shtetëror Dragan Nikoliq do të gjejnë zgjidhje më të mira të mundshme për karrierën e ardhshme të punës.
Sekretari shtetëror Nikoliq theksoi se gjatë periudhës së kaluar MM së bashku me Shtatmadhorinë dhe e përfaqësues të sindikatave në mbrojtje kushtuan vëmendje të posaçme ndaj kësaj çështje thelbësore dhe sensibilizuese.
Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria, theksoi ai, bëjnë hap të rëndësishëm përpara për vazhdim dinjitoz të karrierës së ushtarëve profesionistë me 45 vite moshë, me vëmendje të posaçme që kushtet në vendin e ri të punës të jenë adekuate.
“Asnjë ushtar nuk do të mbetet i pakënaqur”, theksoi Nikoliq, që u përshëndet nga të pranishmit në takim.