Anija turke shkel kufijtë detarë grekë, në përvjetorin e krizës së Imia

Autoritetet greke denoncuan shkeljen e kufijve kontinentalë të vendit nga anija kërkimore turke “Oruc Reis” e cila po vepronte në jug të ishullit Kastellorizo.

Ato thanë se mjeti kishte hyrë në pjesën greke në ora 6:40 dhe aktiviteti i saj po monitorohej vazhdimisht nga fregata greke Nikiforos Fokas.

Incidenti duket se ka ndodhur në përvjetorin e 24-rt të krizës në Imia mes dy fqinjëve, kur komandot turke zbritën në një ishull të vogël grek pranë Kastellorizo, çka nevojiti ndërhyrjen ndërkombëtare për evitimin e një konflikti.