Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, deklaroi Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave të vrarë.
Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.
Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin.
”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik’’, theksoi një burim zyrtar.//ATSH