Pas Bakut deri sot një pjesë të madhe të rekomandimeve i kemi realizuar. Së pari që kemi bërë është që kemi hequr projektin e ski -qendrës në Galiçicë. Kemi ndryshuar disa trase që të mos shkatërrohet pasuria natyrore në atë pjesë të Ohrit, ka thënë ministri i angazhuar për Diasporën dhe kryetar i Komisionit kombëtar për UNESKO-n, Edmond Ademi.
Ai për Brifingun e mëngjesit në “Slloboden Peçat” ka deklaruar se deri në maj duhet të kemi sistem të pastër të kolektorit i cili nuk do të ndotë liqenin dhe ka shtuar se Hekurudha është pjesë e planeve të rajonit të Ohrit.
“Ndërtimet e paligjshme janë vetëm një segment, ndoshta më i dhimbshëm. Jo gjithë prej tyre janë problematike. Bëhet regjistrimi i tyre. Pas kësaj ekspertët duhet të bëjnë vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor. Më 1 shkurt duhet të informojmë UNESKO-n për raportin e progresit. Edhe ata e dinë se nuk mund që ndërtimet e paligjshme t’i rrënoni brenda natës. Por ata të cilët kanë ndikim mbi mjedisin jetësor do të duhet të largohen”, ka thënë Ademi.