Nuk kanë të ndalur përçarjet mes Gjykatës Penale dhe avokatëve në rastin “TNT”, të cilët përfaqësojnë palën e akuzuar për shembjen e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit.
Seanca e radhës për rastin “TNT” ishte caktuar për 13 janar, por Gjykata ka marrë njoftim se avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, Jovica Strashevski se që nga 8 deri më 17 janar do të jetë në pushim vjetorë.
“Për shkak të interesit të mediave për rastin e njohur si “TNT” dhe për shkak të pengesave të vazhdueshme të individëve dhe palëve në procedurë, ne po e publikojmë plotësisht letrën përfundimtare që iu dorëzua Gjykatës dje në përfundim të orarit të punës. Gjykata do të njoftojë Odën e avokatëve dhe Këshillin Gjyqësor të RMV-së në lidhje me zhvillimet e fundit dhe përpjekjet për të zvarritur seancën kryesore të caktuar për 13 janar 2020″- thujet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Penale.
Gjykata ka publikuar edhe njoftimin e avokatit: Njoftimi.
Në rastin “TNT” të akuzuar janë i arratisuri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe katër të tjerë./Alsat