SHBA-ja publikon strategjinë për luftimin e urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden, të enjten ka publikuar një strategji, përmes të cilës pritet të luftohet urrejtja ndaj myslimanëve dhe arabëve, e cila thuhet se është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës Izrael-Gaza.

Strategjia bën thirrje për punë urgjente dhe të vazhdueshme për të reduktuar diskriminimin dhe paragjykimet, raporton Reuters.

Dokumenti prej 64 faqesh, në të cilin janë përcaktuar më shumë se 100 veprime që duhet t’i realizojnë institucionet, është publikuar vetëm disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Tump, i cili në mandatin e kaluar kishte vendosur një ndalë udhëtimi për qytetarët nga disa vende me shumicë myslimane, të cilin vendim e kishte anuluar Biden, ditën e parë të mandatit të tij.

Strategjia ngjan me atë të antisemitizmin e cila ishte përpiluar nga Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit 2023.

Strategjia është publikuar më shumë se një vit pas vrasjes së djaloshit gjashtëvjeçar Wadea al-Fayoume, i cili është therur me thikë nga një burrë, i cili i vuri në shënjestër atë dhe nënë e tij vetëm pse ka qenë palestinezo-amerikan.