Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër private për kujdesin e të moshuarve.
Siç raporton agjencia zyrtare jordaneze e lajmeve “Petra”, zjarri shpërtheu në katin e parë të qendrës për kujdesin e të moshuarve të “Shoqatës së Familjes së Bardhë”, ku në momentin e incidentin ishin të strehuar 111 persona në një hapësirë prej 80 metrash katror.
Pesë prej të lënduarve thuhet se janë në gjendje më të rëndë, ndërkohë që të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.
Ministrja e Zhvillimit Social, Wafa Bani Mustafa, ka konfirmuar se “të gjithë banorët janë evakuuar dhe janë të sigurt”.
Ajo gjithashtu ka thënë se është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit./AA