SHBA-ja i kërkon Turqisë ta transferojë sistemin mbrojtës raketor në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Turqisë që ta transferojë sistemin mbrojtës raketor në Ukrainë, në mënyrë që ta ndihmojnë atë t’i zmbrapsë forcat ruse.

Sipas agjencise së lajmeve “Reuters”, ky sugjerim i është bërë Turqisë muajin e kaluar në mënyrë jo formale dhe se ende nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për Turqinë.

Administrata e Bidenit i ka kërkuar aleatëve që përdorin pajisje raketore ruse, siç janë sistemet raketore S-300s dhe S-400s, të marrin parasysh mundësinë që t’i dërgojnë në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Zeri.info.

Në ndërkohë analistët thonë se kjo kërkesë me siguri që do të refuzohet nga Turqia.

Në anën tjetër autoritetet turke nuk kanë komentuar për këtë propozim, por burime nga Turqia thonë se diçka e tillë është e pamundur për shkak të problemeve teknike që lidhen me instalimin dhe funksionimin e sistemit raketor S-400s në Ukrainë, si dhe për shkak të reagimit që do të kishte Rusia nëse Turqia pranon këtë sugjerim. /Zëri