Marina dhe Luana Vjollca kanë qenë të ftuara në “Ëndërrtjerrësit”, ku kanë rrëfyer fillimet e karrierës së tyre.
Gjatë diskutimit të tyre ato kanë rrëfyer edhe për rrogën që ato merrnin, shkruan lajmi.net.
Moderatoret e suksesshme shqiptare, njëherit motrat Vjollca, kanë treguar se rrogat e para i kanë dorëzuar tek mamaja e tyre.
“Ne e dorëzonim rrogën të dyja në shtëpi, e merrnim njëkohësisht dhe ja jepnim mamit. Ajo na jepte nga një 10 mijë leksh që mos ndjenim pavarësinë e mos na merrte koka erë.”, kanë treguar ato.
Motrat Vjolla u rikthyen për herë të parë në Top Channel pas largimit të tyre, por kësaj radhe si të ftuara.