SHBA-ja dhe Polonia konsiderojnë dërgimin e avionëve sovjetikë në Ukrainë

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë një marrëveshje me Poloninë, ku Polonia do t’i siguronte Ukrainës avionë të epokës sovjetike në këmbim të avionëve luftarakë amerikanë F-16, sipas mediave amerikane.

Lëvizja e fundit për të ndihmuar Ukrainën me avancimin e Rusisë pason një takim midis Volodymyr Zelensky dhe më shumë se 300 senatorëve amerikanë, në të cilin udhëheqësi ukrainas tha se vendi i tij kishte shumë nevojë për më shumë avionë.

“Ne po punojmë me polakët për këtë çështje dhe po konsultohemi me pjesën tjetër të aleatëve tanë të NATO-s”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për mediat amerikane.

Pilotët ukrainas thuhet se kanë nevojë për avionë të prodhuar nga Rusia, sepse ata janë trajnuar posaçërisht për të fluturuar në ato sisteme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden foli me Zelensky të shtunën në mbrëmje dhe vuri në dukje se SHBA-ja po “rritë” ndihmën e sigurisë, humanitare dhe ekonomike për Ukrainën “dhe po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë”.