Rusia po bombardon qytetet për t’ua thyer moralin ukrainasve, thotë Britania

Bombardimi i Rusisë ndaj zonave të populluara në Ukrainë është një përpjekje për t’ua thyer moralin ushtarëve, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar qytete duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

Ministria krahasoi strategjinë e Rusisë me veprimet e saj në Siri në vitin 2016 dhe Çeçeni në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu bombardime intensive në zonat e banuara.

Raporti thotë gjithashtu se përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.