Shasivari për “Monstrën”: Një turp për gjyqësorin, qëllim ka qenë të dënohen pa faj shqiptarët

Profesori juridik Jeton Shasivari në emisionin “ENTER” tha se rasti “Monstra” është një turp gjyqësorë.

“Nuk u dëshmua motivi i atij akti, as u vërtetuan kryesit as u dëshmua fajësia, ndërsa këta shqiptarë, u dënuan me dënime drakonike. U vërtetua ajo që vazhdimisht është thënë se qëllimi i këtij procesi ka qenë të mos gjenden kryerësit e vërtet por shqiptarët të shpallen fajtor dhe të ju veshet etiketa e terroristëve”, u shpreh Jeton Shasivar në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.

Ai tha se nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një rast të montuar.

“Është një shembull klasik se si montohet politikisht një rast i montuar dhe personat e dënuar dje janë viktimat e këtij rasti”, tha më tej ai.

Shasivari tha se personi i cili para pesë viteve premtonte se do të zbardhet rasti dhe se ka materiale senzitive ka harruar ato premtimet publike.

“Nga dje kryeministri Zaev e ka të varur në qafë medaljen e padrejtësisë të këtij rasti. Ngase bëhet fjalë për një rast i montuar nga klika e Gruvskit dhe Mijallkovit, pra nga klika e kaluar, por tani prej dje kjo medalje e padrejtësisë varet në qafen e Zaevit”, deklaroi Shasivari.