Sharl Mishel: Tani është momenti të thuhet ”Po”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një shkrimi në Twitter ka falenderuar presidencën franceze për përpilimin e një zgjidhje që do të hiqte veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe dotë zhbllokonte rrugën evropiane të venit, përcjell TV21. Michel thotë se propozimi i përfshin shqetsimet e palës maqedonase, ndërsa thekson se tani është koha që ky propozim të pranohet.

“E mirëpres zgjidhjen e presidencës franceze (Europe2022FR) për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Jemi më afër se kurdoherë: tani është koha për të thënë po”, ka shkruar Michel.