Rey Manaj shumë afër Getafes

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, mund të jetë futbollisti i ardhshëm i Getafes.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediumet italiane, me theks të veçantë Sky Sport Italia, lojtari në parim pajtohet për një lëvizje larg “Camp Nou”, për shkak të pamundësisë për ta shprehur potencialin e tij në një sulm të mbipopulluar siç është ai katalunas, transmeton lajmi.net.

Aktualisht negociatat në mes të palëve janë duke avancuar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë destinacioni i ri i futbollistit.