Shaqiri: Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua

Xherdan Shaqiri të mërkurën shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Skocisë, e pas ndeshjes tha se ndeshjet e mëdha janë bërë për të.

Ai ka shtuar se gabimin e ekipit skocez e shfrytëzoi maksimalisht.

“Ishte një gabim i kundërshtarit që unë e kam shfrytëzuar maksimalisht. Kam menduar që të gjuaj në këndin e afërt. Ishte gjuajtje e përkryer. Ishte gol i bukur dhe i rëndësishëm. Kemi dashur të fitojmë, por avancojmë edhe me katër pikë. Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua. Familja ime pret që të shënoj gola të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj me këmbë në tokë, dua të ndihmojë ekipin. Sonte e bëra këtë me gol. Statistikat janë të mira për t’i shikuar. Shpresoj se do të mbesin në kujtesë gjithnjë. Në fund barazimi ishte i drejtë”, ka thënë Shaqiri.