Shakira shkakton kaos me fotografitë e reja në rrjete sociale, ku shfaqet në momente intime me një aktor të pashëm

Shakira ka bërë bujë me fotografitë e reja që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Këngëtarja kolumbiane ka pozuar me Lucien Laviscount, yllin e serialit “Emily in Paris”.

Mediat e huaja raportojnë se aktori i pashëm britanik do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re “Punteria”.

Foto: Screenshot/Instagram

Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë.

Laviscount ishte pa këmishë dhe pozonte vetëm me pantallona të shkurtra të bardha.

Foto: Screenshot/Instagram

Fotot shkaktuan kaos në rrjete. “Të këmbesh një Tëingo me një Ferrari”.

Kujtojmë që pas shtatë vitesh, Shakira po publikon albumin e ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili do të dalë i plotë më 22 mars.

Foto: Screenshot/Instagram

Albumi i ri përfshin 16 këngë – tetë të reja, plus një ‘remix’ dhe shtatë këngë hit të lansuara më parë që tashmë kanë gjithsej 3.7 miliardë dëgjime në Spotify.