Dua Lipa surprizohet nga fansi

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është surprizuar nga veprimi i papritur i një fansi të saj.

Këngëtarja shihet duke ecur në rrugën e saj ku ndërkohë një djalosh e ndalon dhe e pyet se a mund të këndoj hitin e saj “Houdini”.

Dua plot e gëzuar, i përgjigjet “Po patjetër që mundesh”. Ai vazhdon të këndoj një pjesë të këngës së saj dhe menjëherë merr një përqafim nga ana e saj. Rikujtojmë se artistja do të publikojë albumin e saj të ri “Radical Optimism” më 3 maj të këtij viti.