Shahpaska: Mbeten përcaktimet për të dielën ditë jo pune

Vazhdon debati rreth procesit të së dielës si ditë jopune, gjithnjë në drejtim të sjelljes së një ligji të tillë, ndërsa diskutimet zhvillohen me të gjitha palët e prekura me qëllim të zgjidhjes më të mirë. Këtë e ka thënë sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në Bërvenicë të Tetovës në hapjen e kopshtit të ri.

“Debati për të dielën si ditë jopune është legjitime, e hapur dhe vazhdon që MPPS ta vazhdojë procesin. Duam ta dëgjojmë zërin e të gjithëve në shtet lidhur me këtë propozim -zgjidhje ligjore. Qëllimi jonë është konform premtimeve që është ndërtuar si program qeveritar se e diela duhet të jetë ditë jopune. Përveç në aktivitetet që janë me rëndësi vitale për funksionimin e domosdoshëm të shoqërisë”, ka thënë ministrja Shahpaska.

Ajo ka informuar se javën e kaluar janë mbajtur takime onlajn bashkë me sindikatat, përfaqësues të punëdhënësve dhe odave. Për të premten është caktuar seancë e Këshillit ekonomik- social.