Dy mjeshtrit ndërkombëtarë maqedonas të shahut po zhvillojnë një lojë-bliz me qëllime humanitare në qendër të Shkupit, shkruan gazeta LAJM.
Dejan Stojanovski dhe seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut në shah, Rolando Kutirov, janë angazhuar për mbledhjen e fondeve, me qëllim shërimin e motrës së mikut dhe kolegut të tyre kosovar, Nderim Saraci, kampion i shumëfishtë të Kosovës.
Motra e Nderimit, Nora Saraci nga Mitrovica vuan nga sëmundja e leukemisë akute dhe gjendet për shërim në Turqi.
Stojanovski në shqip i uron shërim të shpejtë Norës.
Iniciator për organizimin e këtij aksioni humanitar në Shkup, është referi europian në shah nga Kumanova Agim Shemshiu dhe Adnan Hajrulla.
Aksioni humanitar do të shtrihet edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.
Organizatori i këtij aksioni humanitar në Shkup, Agim Shemshiu, thotë se familja Saraçi nga Mitrovica deri tani ka grumbulluar 120 mijë euro ndërsa i nëvojiten edhe 80 mijë euro për shërimin e vajzës së tyre Nora Saraci./Gazeta LAJM