Shabani: Maskat dhe dorezat e përdoruara të hidhen të paketuara në qese të dyfishta

Pavarësisht zhvillimeve me virusin Covid-19, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup në përpjekje maksimale me qëllim që higjiena dhe pastërtia e sipërfaqeve publike të jetë në nivelin e duhur. Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se vëllimi i aktiviteteve është rritur dyfish, ndërsa mbledhja dhe transporti i mbetjes komunale nga mbi 5500 kontejnerë të vendosur në qytetin e Shkupit vazhdon të realizohet çdo ditë të javës.

Sot, udhëheqësit e Ndërmarrjes vendosën të solidarizohen me punëtorët në terren dhe t’u ndihmojnë në mbledhjen dhe transportin e afër 500 ton mbetjesh komunale, që çdo ditë mblidhet nga kontejnerët dhe koshat në qytetin tonë.

“Do të doja ta informoj opinionin se në pajtim me masat e vendosura, NP Higjiena Komunale-Shkup punon vetëm në ndërrimin e parë, por ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të ruajtur vazhdimësinë e mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale, gjegjësisht të gjithë kontejnerët mbitokësorë dhe nëntokësorë të zbrazen një herë në javë. Derisa zgjasin masat e posaçme, jemi të detyruar ta reduktojmë dinamikën e mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale nga mbi 84000 kosha nga amvisëritë individuale që në periudhën e ardhshme do të realizohet një herë në javë, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të kenë mirëkuptim për këto vendime”, tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Në këtë drejtim, Ndërmarrja Publike, Higjiena Komunale u bën thirrje qytetarëve që mbetjen e tyre komunale ta hedhin me rregull të paketuar dhe vetëm në enët e vendosura, e jo në afërsi të tyre apo sipërfaqe tjera publike, me qëllim që të ndalohet krijimi i mundshëm i deponive të egra. Maskat dhe dorezat e përdorura, si dhe mbetja nga personat që janë në vet izolim apo karantinë, në enë duhet të hidhen të paketuara më qese të dyfishta të mbushura më së shumti deri në dy të tretën e kapacitetit të tyre.