Pendarovski e vizitoi Laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Stevo Pendarovski, sot e vizitoi Laboratorin për virusologji dhe diagnostikë
molekulare pranë Institutit për shëndet publik.
Siç kumtoi kabineti i tij, gjatë vizitës presidenti Pendarovski u njoftua me
punën e laboratorit, në të cilin kryhen analiza për praninë e virusit KOVID-19.

“Jam këtu për t’ua shprehur falënderimin e madh në emër të të gjithë
qytetarëve tanë për gjithçka që po bëni. Inkurajon profesionalizmi,
përgjegjësia dhe qetësia juaj me të cilën çdo ditë i kryeni punët tuaja. Ju
them të kujdeseni për veten, secili individualisht edhe si ekip edhe si familje”,
porositi presidenti Pendarovski.
Të punësuarit në Laborator , të ndarë në tre ekipe, sipas sistemit të rotacionit
në çdo tre orë, përpunojnë prej 50 deri në 70 mostra.

Pendarosvki e theksoi nevojën që të mundësohet puna e papenguar e
laboratorit, i cili ka rol të rëndësishëm në detektimin dhe parandalimin e
përhapjes së virusit.
Gjatë vizitës, theksohet në kumtesë, Pendarovski ka bërë thirrje në respektim
të rekomandimeve nga institucionet kompetente me qëllim të përballjes me
pasojat nga përhapja e virusit KOVID-19.