Në Dibër edhe tetë persona në vetizolim, qytetarët e respektojnë karantinimin

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ku është
shpallur gjendje krize, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende
publike dhe prishje të rendit të qetësisë publike, kumtoi Ministria e Punëve
të Brendshme.
Sipas MPB-së, në Dibër janë evidentuar tetë persona të rinj në vetizolim,
ndërsa në bazë të të gjithë që janë në vetizolim janë kryer 68 kontrolle.
“Në Qendrat Dibër dhe Qendrën Zhupë me sukses zbatohen masat për
kontroll gjatë hyrjes së automjeteve të udhëtarëve dhe të tjera, si dhe
aktivitete për dorëzimin e ushqimit, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale
dhe nevoja tjera për qytetarët në dy komunat”, thekson MPB-ja.
Ministria përkujton se të gjithë personat juridikë të cilët bëjnë furnizim duhet
të paralajmërohen në Shtabin e krizës në telefonin fiks 046/ 831 051 pas çka,
automjetet e tyre me shoqërim të policisë do të përcillen deri tek objektet
përkatëse tregtare.