Sevilla arrin marrëveshje për transferimin e Iscos

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon mund të transferohet te Sevilla.

Isco vazhdon të ketë probleme te Real Madridi për shkak se nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin startues.

Probleme kishte edhe në kohën e ish-trajnerit Zinedine Zidane, ashtu vazhdon të jetë edhe nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Isco është një mesfushor i klasit botëror, këtë e ka treguar sa herë që iu është dhënë mundësia.

Sipas mediave spanjolle Isco mund t’i bashkohet Sevillas, përcjell lajmi.net.

Kalimi i tij te ndjekësi më i afërt i Realit në ligë, mund të jetë një pikë kthese për spanjollin, pasi trajneri aktual i tyre e admiron atë.

Mbetet të shihet nëse Isco vendos të largohet apo do të qëndrojë te ‘mbretërit’.