Hoxha: Qytetarët të jenë të qetë, nuk pritet rritje e madhe e çmimeve (Video)

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, ka thënë se nuk pritet të ketë rritje të madhe të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të qetë, shkruan gazeta LAJM.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionet ndjekin gjendjen në bazë ditore dhe i ndërmarrin të gjitha masat për të ruajtur standardin e qytetarëve. Qytetarët të jenë të qetë sepse nuk pritet rritje e madhe e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit. Ne si shtet kemi sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave shtetërore. Qeveria e RMV-së, në vazhdimësi shqyrton edhe nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave nëse ka nevojë për një gjë të tillë. Do të shfrytëzojmë këtë mundësi që përsëri të apelojmë deri tek tregtarët të respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare sepse është një vendim që është në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Hoxha./Gazeta LAJM