Sërish rritje e të infektuarve të rinj me Kovid-19, Tetova vatër e re

Numri i të infektuarve të rinj në shtet sërish është në rritje. Dje janë regjistruar 36 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i epidemisë deri më tani është 1.622 ndërsa janë edhe 419 raste aktive. Me rastet e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, 12 raste të reja në Tetovë dhe numër i përgjithshëm prej 108 të diagnostikuarve dhe 52 raste aktive, ky qytet është vatra e re e koronavirusit.

Numër më të madh të të diagnostikuarve ka në Shkup – 538 dhe 131 raste aktive, ndërsa më pas pasojnë Kumanova – 408 dhe 63 raste aktive, Prilepi – 173 dhe 65 raste aktive dhe Velesi – 107 dhe 51 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar në shtet është 1.112, i të vdekurve është 91. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18.821 testime t Kovid-19.