Serie A ndalon numrin 88 në fanellat e lojtarëve, zbulohet arsyeja

Duke nisur nga sezoni që fillon pas pak javësh, në Serinë A italiane nuk do të ketë më asnjë futbollist që mban numrin 88 në fanellë.

Vendimi është miratuar nga vetë ministri i brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi.

Numri 88 është përdorur më parë si përshëndetje për Hitlerin. Duke qenë se me numrin 8 përkon shkronja “H” në alfabet, përshëndetja e shkurtuar e asaj kohe ishte “88 – HH (Heil Hitler)”.

Kërkesa për të hequr këtë numër nga Seria A, është bërë nga Milea Santerini e cila është koordinatore kombëtare për luftën kundër antiseminizmit.

Në Serinë A italiane, numri 88 mbahet nga mesfushori Mario Pasaliq cili aktivizohet me skuadrën e Atalantës.

Kështu, futbollisti kroat do të detyrohet që të ndërrojë numrin për sezonin e ri. Në të shkuarën, edhe Buffon e ka mbajtur numrin 88 pavarësisht se ka luajtur si portier.