Mesfushorët më të vlefshëm sipas ‘Transfermarkt’, dominojnë madrilenët

Sajti i njohur ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerën e disa prej mesfushorëve që luajnë në klubet e mëdha evropiane.

Mesfusha është njëra nga repartet kyçe për një ekip futbolli.

Ajo është ‘ura lidhëse’ në mes të mbrojtjes dhe sulmit gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Andaj mesfushorët kanë një rol të rëndësishëm në ekipet e tyre.

Së fundmi ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerën e disa prej mesfushorëve më të mirë të momentit.

Listës i prinë ylli tashmë i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili së fundmi kaloi në ‘Santiago Bernabeu’.

Anglezi vlerësohet me 120 milionë euro, shumë kjo mjaft e konsiderueshme për 19 vjeçarin.

Pas tij vjen i riu i Bayern Munich, Jamal Musiala, me këtë të fundit që ishte vendimtar për bavarezët sezonin që lam pas.

Gjermani kap vlerën e 110 milionë eurove për momentit.

Pasues është ylli katalanas, Pedri, magjiku vlerësohet me 100 milionë, aq sa ka pas tij edhe margaritari i Realit, Fede Valverde.

Lista më pas vazhdon me Gavi, Rice, Odegaard, Rodri, Wirtz dhe në fund Camavinga.

Këta janë vetëm 10 prej shumë yjeve që luajnë në repartin e mesfushës./Lajmi.net/