Serena Williams njofton se do të tërhiqet nga tenisi pas “US Open”

Serena Williams e ka njoftuar tërheqjen nga sporti i tenisit.

Kjo do të ndodhë pasi ajo do ta luajë turneun e “US Openit”.

Rekordmenia e “Grand Slameve” nuk e ka ndërmend ta vijojë më gjatë karrierën e saj pasi fitoi gjithçka në “sportin e bardhë”.

Të gjitha këto ajo i tha në një intervistë për Vogue, duke thënë se tash do të përkushtohet në drejtime të tjera.

“Tani, numërimi së prapthi ka filluar, tani do të fokusohem për të qenë një nënë e mirë. Do t’i shijoj javët e fundit”, përfundoi ajo.